Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjani analizon pozicionet ku ndodhen forcat politike

2017/07/14 at 7:39 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Manjani: Ja kush është “dora hajdute” që vodhi mandatin e PDIU-së në Tiranë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka analizuar situatën ku ndodhen forcat politike në Shqipëri.


Me anë të një statusi në Facebook, Manjani thekson se e vetmja forcë që ndodhët në një situatë të qëndrueshme është PS, e cila mori 74 mandate në këto zgjedhje.

Për sa i përket pozicionimit të PD-së dhe LSI-së, Manjani thekson se pozicioni i tyre është ende i paqartë.

Ja statusi i Manjanit:

Paqartësi…

——

PS është e vetmja parti qartësisht fituese. Përveç 74 mandateve nën siglën e vet, ka edhe një mandat nën siglën e PDIU ( të paktën deri tani) me vete. Pra 75 mandate të sigurta, të mjaftueshme për të ngritur e mbajtë në këmbë qeverinë.

Partitë e tjera ende nuk i dimë se ku saktësisht janë! Kjo ka krijuar një kaos që ose ushqen shpresa ose i vret ato. Konspiracioni bën punën e tij! Çdo kush ka prirje të besojë çdo gjë!

Situatë ideale kjo për një politikan si Rama që të sundojë i qetë!

PD, tashmë e zhytur në një cikël normal politik ripërtëritje është paqartësia kryesore e sistemit politik (përveç fatit të saj politik). PD zyrtare pas humbjes ngriu dhe ashtu e ngrirë nuk ka përgjigje as për pozitën e saj politike ( është apo jo në opozitë) e as për fatin e marrëveshjes së majit që çoroditi sistemin politik në favor të sundimtarit të vetëm. Ndërkohë PD bashkëqeveris ende me PS e LSI.

Pa i sqaruar këto momente PD kaosi do vazhdojë dhe shpresa do vijojë të vritet.

LSI nxitoi e para të deklarohet në opozitë. Pozicion politik i qartë në deklarim, por ende kaotik në dy aspekte: së pari në raport me qeverinë aktuale, ku LSI ka ende 4 ministra; dhe së dyti në marrëdhenie më pushtetin vendor, ku LSI bashkëqeveris me PS.

Sqarimi sa me shpejt i këtyre momenteve do sqaronte çdo paqartësi në statusin e saj politik në vijim.

PDIU ka një situatë edhe më të paqartë. Kjo sepse para zgjedhjeve është deklaruar se do jetë më cilëndo qeveri në funksion të çështjes çame. Pas zgjedhjeve, të paktë një deputet ka deklaruar se është me PS. Gjasat janë që të tre deputetët e saj të rrjeshtohen me qeverinë. Ndërkohë partia zyrtare është në betejë me PS, jo pa të drejtë! Pra kaos edhe këtu.

Pra përballë qartësisë së partisë së Rilindjes e gjithë pjesa tjetër që duhet të ishin opozita e bashkuar janë ende të paqartë…

Kjo paqartësi duhet të sqarohet sa më parë! Si fillim me një deklarim janë apo jo në opozitë?

Në vijim, kush është në opozitë tërhiqet nga qeveria, të paktën politikisht. Kjo do të thotë që ministrat dorëhiqen dhe sipas kushtetutës presin të zëvendësohen nga pasardhësit. Por politikisht skanë më asnjë lidhje me qeverinë. Mund të qëndrojnë vetëm për çështje emergjencash apo burrokracie, që sidoqoftë këto kohë është thuajse zero.

PD duhet të bëjë të ditur pozicionin e saj në raport me marrëveshjen me Ramën.

LSI duhet të bëjë të ditur pozicionin e saj me pushtetin vendor.

Vetëm pas këtyre sqarimeve i hapet rruga bashkëpunimit ndërpartiak opozitar dhe qeveritar!

Kjo do të sqaronte rolin e secilit në sistemin politik. Deri sa të sqarohet kjo nuk ja vlen të harxhojmë kohë për asgjë tjetër!

 

 

Etiketa: analizon pozicionetManjanipartite politike


Ju sugjerojmë

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
Kronikë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

30 Shtator, 2025 1:11 pm
Para
Akuza e Berishës, familja e Ramës bëhet me bursë private

Akuza e Berishës, familja e Ramës bëhet me bursë private

Zbulohet urdhri i Ramës, antikorrupsioni zbarkon në zyrat e Ministrisë së Arsimit

Antikorrusioni në zyrat e Ministrisë së Arsimit, reagon Karabina: Ja e vërteta

Petrit Vasili: Të çlirohemi nga mizoria, të shporrim planin e tepsisë

LSI padit komisionerët në Bulqizë: Ja shkeljet që kanë bërë më 25 qershor
















TE FUNDIT

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
30 Shtator, 2025

Një shtetase kineze është dënuar nga drejtësia britanike pas një hetimi ndërkombëtar shtatëvjeçar për pastrim parash që çoi në sekuestrimin...

Lexo më shumë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
30 Shtator, 2025

Një burrë me shtatë jetë, Tony Blair: mishërimi i tij i fundit do të jetë si "prokonsulli" i Donald Trump për Gazën. Ish-kryeministri...

Lexo më shumë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
30 Shtator, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Njoftimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com