Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjani: Adriatik Llalla po persekutohet familjarisht dhe pa gjyq nga Ambasada Amerikane dhe DASH

2018/02/17 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Nis hetimi për pasurinë e Kryeprokurorit Adriatik Llalla

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të shtunën ka reaguar në lidhje më vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për t’i ndaluar ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara.


Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan ironi e madhe, Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga regjimi i Enver Hoxhës, si dhe sot, po persekutohet po familjarisht, pa gjyq, edhe nga Ambasada Amerikane dhe DASH.

Ai thekson se këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla, të tjerat janë komente, dyshime dhe hamendësime.

Sipas tij, me dyshime dhe hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqësisht, kishte dhe ka një radhë të gjatë VIP-ash, përpara Adriatik Llallës që duhen ndëshkuar.

“Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që t’ia hiqnim vizën edhe ne!”,-citohet nga shënimi i tij në Facebook.

Manjani thekson se deri sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime, por tani s’jemi më të sigurtë.

“I bie që regjimi i Enverit paska qenë “largpamës”…. Shumë e çuditshme!”,-shkruan ai.

Historia e ngjarjes

Vendimi thekson se vetë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në afera madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Shefi i diplomacisë amerikane ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes, Ardjana Llalla dhe fëmijëve.
Vendimi vinte para nisjes së vettingut dhe u komentua gjerësisht si një vetting amerikan për njerëzit e drejtësisë. Ajo që ndodhi më pas i konfirmoi komentet.

Mes ish-kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu pati dukshëm një marrëdhënie të tensionuar. Konseguenca me të cilën ambasadori amerikan e ndoqi rrugëtimin e Llallës, edhe pas largimit nga sistemi i drejtësisë tregon që asgjë nuk ishte rastësi, apo qëndrim spontan.

Në kohën kur ish-prokurori deklaroi largimin nga drejtësia dhe për këtë njoftoi edhe organet e vettingut, ambasadori iu rikthye duke bërë të qartë se historinë e Llallës nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë.
Përmes dy mesazheve në Twitter, Lu reagoi se vendimi për tërheqje nuk i shfajëson ish-zyrtarët nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion, apo shpërdorim.

Reagimi i Adriatik Llallës

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Wall Street Journal.

Llalla e akuzon ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”,-tha ai për WSJ.

Llalla ka thënë për Wall Street Journal se ai nuk di çfarë provash për korrupsion ka ShBA për të, por ai ka fajësuar Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”,- ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla.

Etiketa: ambasadadashfamiljarishtllallaManjanipersekutimi


Ju sugjerojmë

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Para
Çfarë po bën Eneda Tarifa pas divorcit me bashkëshortin?

Eneda Tarifa bën sqarimin: Bashkëshorti im është intelektuali më i mirë i këtij qyteti

Të gjithë njihni Lori dhe Sara Hoxhën por shikoni sa është rritur motra e tyre e vogël

Lori publikon foto, Sara nuk ja përton komentin, i thotë troç ‘gabimin’

Video/ LSI kërcënon Ramën: Do e kesh fundin si Esat Pashë Toptani

Kryemadhi uron 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka një mesazh edhe për politikanët shqiptarë
















TE FUNDIT

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
2 Nëntor, 2025

Forcat ukrainase goditën një tubacion të rëndësishëm karburanti në rajonin e Moskës që furnizon ushtrinë ruse. Lajmin e dha inteligjenca...

Lexo më shumë

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
2 Nëntor, 2025

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist. Gjatë fjalës së tij...

Lexo më shumë

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
2 Nëntor, 2025

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të...

Lexo më shumë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
2 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 5 orëve në arratisje, është kapur në një zonë të thellë malore Bertil Alliaj, djali i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com