Aktualitet

Manja: Vendosëm dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë, pagesa do kryhet me këste



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 26/10/22 |
Opi Nion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë  bëri me dije se një nga aktet e miratuara nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme është dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politikë, ku përfshihen 54 subjekte.

Manja u shpreh se më këtë vendim qeveria tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori që ka për qëllim integrimin e tyre në shoqërinë tonë.

“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektet e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja./Opinion.al

Pas