Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manja: Pronat e lira do t’i kthehen pronarëve, të tjerat do të kompensohen

2023/05/24 at 1:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manja: Pronat e lira do t’i kthehen pronarëve, të tjerat do të kompensohen

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha ditën e sotme se qeveria ka miratuar dy vendime të rëndësishme në Këshillin e Ministrave për çështjen e kompensimit të pronave në Republikën e Shqipërisë.


Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se pronat e lira do i kthehen pronarëve.

Me këto dy vendime, Manja tha se çdo ish-pronar që do të bëjë kërkesë për njohjen e të drejtës së pronës dhe prona është e lirë, i kthehet fizikisht, siç e kanë pasur në momentin kur u është konfiskuar nga shteti.

Ai theksoi se prona e lirë kthehet pa kufizim tek ish-pronarët, ndërsa për ato që prona e të cilëve do të përdoret për interes publik, do të ketë një masë dëmshpërblimi financiar.

 “Sot, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, kemi kaluar dy vendime të rëndësishme në Këshillin e Ministrave dhe që përfundimisht, i hapin rrugë zgjidhjes përfundimtare të proçesit të kompensimit të pronave në Republikën e Shqipërisë. Ju e dini që para pak kohësh, ne në Kuvend miratuam disa ndryshime që kishin të bënin me ligjin për trajtimit të pronës dhe me këto dy vendime sot, ne kompletojmë të gjithë paketën e akteve nën ligjore në zbatim të këtij ligji dhe tashmë, proçesi i kompensimit, i njohjes së të drejtës së pronës dhe i shpërblimit financiar për ata që do të kompensohen, nuk ka asnjë pengesë ligjore. Me këto dy vendime, çdo ish-pronar që ka një kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, ose do të bëjë kërkesë për njohjen e të drejtës së pronës dhe prona është e lirë, i kthehet fizikisht, siç e kanë pasur në momentin kur u është konfiskuar nga shteti.

Pra, prona e lirë e ish-pronarëve kthehet pa kufizim, ndërsa ato ish-pronarë, prona e të cilëve është zënë me ndërtime informale apo që do të përdoren për interes publik, sigurisht që do të ketë një masë dëmshpërblimi financiar, sipas asaj metodologjie dhe udhëzimi që është certifikuar nga Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese. Janë dy vendime të rëndësishme, që përfundimisht konsolidojnë skemën e kompensimit të pronave në Shqipëri”, theksoi ai./Opinion.al

Etiketa: kompensimpronaUlsi Manja


Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
Marrëveshja për të burgosurit, Manja: Kostot do mbulohen nga Britania

Marrëveshja për të burgosurit, Manja: Kostot do mbulohen nga Britania

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Të përgatitet kërkesa për komision hetimor parlamentar

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Të përgatitet kërkesa për komision hetimor parlamentar

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com