-U tha në Opinion

Manja: Nuk janë ndryshuar elementët themelorë të së drejtës zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 29/10/20 |
el ida

Parlamenti ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të arritura pa marrëveshje me opozitën.

Tashmë, pas botimit në fletoren zyrtare, kodi i ri do të hyjë në fuqi.

Në studion e emisionit “Opinion”, Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se me këto ndryshime nuk janë prekur elementët themelorë të së drejtës zgjedhore.

“Çështja e pragut, çështja e koalicioneve parazgjedhore nuk janë elementë themelorë të së drejtës zgjedhore. Elementë themelorë, janë sistemi zgjedhor, zonat zgjedhore dhe administrimi i procesit zgjedhor. Asnjë nga këto elementë nuk janë prekur as me ndryshimet kushtetuese as me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Manja duke shtuar se nevoja e këtyre ndryshimeve vinte edhe për faktin, që sistemi me koalicionet e përbëra kishte probleme të deformimit të vullnetit të zgjedhësve./Opinion.al

Pas