Bota

Mandatohet qeveria e re në Rusi


               Publikuar në : 09:11 - 22/01/20 |
xhu lia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin miratoi të martën qeverinë e re ruse, ku disa emra ministrash mbetën të pandryshuar.

Ndryshimi i qeverisë erdhi javën e kaluar, kur Putin u shpreh se vendi duhet të kalojë nëpër reforma të mëdha kushtetuese. Menjëherë pas adresimit të tij, kryeministri i Rusisë prej 8 vitesh, Dmitry Medvedev dha dorëheqjen.

Një ditë më pas, kryeministër u emërua ish-shefi i Shërbimit Tatimor të Rusisë Mikhail Mishustin.

“Detyra më e rëndësishme është të rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë dhe të forcojmë shtetin tonë dhe pozitën e vendit tonë në botë. Të gjitha këto janë qëllime absolutisht të arritshme,”-u shpreh Putin.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ministri i Mbrojtjes,Sergei Shoigu dhe ministri i Financave Anton Siluanov, kanë qenë në këto poste edhe në qeverinë e kaluar.

Më 15 janar, Putin foli për ndryshime kushtetuese që do t’i rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij më 2024./Opinion.al/

 

Pas