Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku u diskutua kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit të deputetes Valentina Leskaj. Opozita pretendon se znj. Leskaj pas përfitimit të tenderave publikë nga djemtë e saj është në konflikt interesi me mandatin e saj si deputete. Por maxhoranca është shprehur kundër kërkesës së PD-së për ndërprerjen e mandatit ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demikratike Arben Ristani është shprehur se beteja e tyre nuk përfundon këtu pasi çështja do të diskutohet në seancë plenare.