Aktualitet

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Mazhoranca ka vendosur të marrë në mbrojtje ministren



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 19/10/22 |
Opi Nion

Është mbledhur ditën e sotme Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të prezantuar raportet e PD-së dhe PS-së që do të dorëzohen në Kuvend për heqjen e mandatit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Deputeti Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhje tha se palët nuk kanë rënë dakord për një raport të përbashkët pasi, sipas tij mazhoranca kanë vendosur të marrin në mbrojtje kolegen e tyre.

Bardhi theksoi se qëndrimi i opozitës është që kjo çështje duhet të shqyrtohet në themel nga Gjykata Kushtetuese. Më tej deputeti shtoi se, pavarësisht pengesave për ta vonuar çështjen nuk do të arrijnë të pengojnë zbatimin e ligjit.

“Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakord për një raport të përbashkët se kolegët e maxhorancës kanë vendosur të marrin në mbrojtje ministren e kolegen e tyre Olta Xhaçka. Qëndrimi i opozitës ka qenë që këtë çështje duhet ta shqyrtojë në themel Gjykata Kushtetuese. Ne nuk vendosim nëse një deputet ka ushtruar ose jo mandatin në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo që ne e Kuvendi vendos është për t’ja përcjellë për shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Siguroj koleget se çështja do dërgohet për zgjidhje të konfliktit të kompetencave në Gjykata Kushtetuese e ne do mblidhemi përsëri këtu pas vendimit te Gjykata Kushtetuese që do ju detyrojë ta dërgoni në këtë çështje në Gjykata Kushtetuese. Keni në dorë me forcën e kartonit për ta vonuar këtë çështje por s’do e pengoni kurrë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për një deputete të grupit tuaj parlamentar, për një ministre që duke përfituar nga pozita e deputetes e ministres ka vendosur të bëjë milioner bashkëshortin e saj”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Bushka tha se mazhoranca ka arritur në konkluzionin që nuk janë kushtet që kjo çështje të dërgohet nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese.

“A është Kuvendi në kushtet që ti drejtohet Kushtetueses për t’a shqyrtuar çështjen? Nuk janë kushtet për vënien në lëvizje të Kushtetueses. Ne arrijmë në konkluzionin që nuk ka çështje që Kuvendi duhet tia dërgojë për shqyrtim Kushtetueses. Kërkesat e paraqitura nuk plotësojnë kriteret e Kushtetutës. Kuvendi në seancë nuk i diskuton raportet, e thotë kushtetuta dhe rregullorja”, tha Klotilda Bushka./Opinion.al

Pas