Aktualitet

Mandati i organeve të Vettingut, Balla: Askush prej nesh të mos e politiozojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 12/10/21 |
Opi Nion

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, për mediat kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla  ka treguar se zgjatja e mandatit të organeve të “Vettingut” tashmë është një çështje teknike dhe politika duhet të qëndrojë larg, për të mos politizuar çështje.

Sipas tij disa ekspertë të PS-së po punojnë dhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi dhe zgjatjen e mandatit të organeve të “Vettingu”, teksa është shprehur i hapur për të bashkëpunuar me opozitën për çdo gjë.

“E para dua tju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë edhe me dy inst ndëkrombëtare që kanë këshillaur mbarëvajtjen e ref në drejtësi për të konkluduar në amenadamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit, në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amandeent gati dhe pastaj i cil itë jetë gati për të filluar procvedura parlamentare.
Një amandemant kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë por mund të hskojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë, por unë e konsideroj një çështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimi ne rëndësisë së procesit të vettingut që ka ecur mirë. Askush prej nesh të mos e politiozojë. Ta mbajë si çështje teknike, si nevojë e vijimit të reformës në drejtësi.
Nuk ka asnjë lloj ‘pazari’ sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të veçantë, ku secili prej nesh deputetëve duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese, të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”.- tha Balla./Opinion.al

Pas