Aktualitet

Mandati i Olta Xhaçkës, shtyhet me 2 javë mbledhja për hartimin e raportit final



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 16/09/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e kësaj të premteje, Këshilli i mandateve ka votuar unanimisht për shtyrjen me dy javë të raportit për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka kërkuar dy javë kohë për të bashkërenduar kërkesat e Partisë Demokratike.

 ‘Kërkohen dy javë kohë për të bashkërenduar dy kërkesat e PD. Kjo edhe për efektë të natyrës së çështjes dhe për efekte të punës së ngarkuar të Kuvendit.’- tha Bushka.

Enkelejd Alibeaj tha se e rëndësishme është ti shkohet çështjes deri në fund.

‘Që kërkoni çdo sebep për ta shtyrë mbledhjen kjo dihet. Që janë dy kërkesa kjo është e vërtetë. Ju kërkuat edhe më herët kohë për tu njohur me procedurat. Rëndësi ka ti shkohet deri në fund, s’duhet të nxjerrim sebep. Dy javë, por dy javë të jenë, jo më shumë dhe jo të vijmë këtu pas dy javësh dhe të themi se duhet të njihemi dhe me disa materiale të tjera.’- tha Alibeaj.

Në këshillin e mandateve është votuar unanimisht shtyrja me dy javë për tu njohur me dokumentet.

 

Pas