Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka lënë të hapur përfshirjen e saj në politikë, nëse, siç tha ajo, do të vijojë paligjshmëria ndaj babait të saj.
Deklaratën ajo e bëri në një konferencë për shtyp kur së bashku me avokatët e të atit prezantuan një sërë shkeljesh që kanë bërë SPAK dhe GJKKO në vendimin për ta mbajtur Berishën në arrest shtëpie.
“Unë shpresoj që e gjithë situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore, përfshi ato politike, të cilat kanë shinat e tyre të ligjshmërisë.
Do të qëndroj nëse mendoj se është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht ne qëndrojmë në këtë formë që po bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës”, tha Malltezi.