Largimi i Xherdan Shaqirit nga Interi, i befasoi të gjithë. Vetëm pas një gjysmën sezoni ish anëtari i Baselit u detyra të transferohet në Stoke City, pasi nuk kishte vend në formacionin e Roberto Mancinit.
Ky i fundit, në një intervistë për Inter Channel ka folur edhe një herë për situatën e Shaqirit, dhe arsyen e largimit.
“Përshtatja e Shaqirit në futbollin italian ishte e ngadalshme, i nevojitej më shumë kohë dhe ishte ndër të pakët lojtarë që kishte ofertë në atë kohë. Ne kishim nevojë për para, në të kundërt do të ishte i dobishëm për ne”, ka deklaruar Mancini.