Manchester United nuk ka pritur merkaton e verës për të afruar lojtarë të rinj.
“Djajtë e kuq” po vuajnë shumë në prapavijë dhe objektiv konkret për ta është firma me një mbrojtës.
Sipas “Daily Express”, United ka piketuar talentin e Fulham, Ryan Sessegnon. Dhe pse në moshën të re, vetëm 18 vjeç,duket se Sessegnon ka bindur United të ofrojë rreth 60 milionë euro.
Lojtari Fulham ka shënuar 22 gola në 94 takime, këto janë statistika shumë të larta për një talent të ri./ Opinion.al E.Xh.