Sport

Manchester City dhe Tottenham shënojnë 4 gola, por nuk ka fitues


               Publikuar në : 21:17 - 17/08/19 |
Opi Nion

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Manchester City dhe Tottenham, dy skuadrat e kanë mbyllur takimin e tyre me rezultatin 2-2. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit anglez të futbollit.

Manchester City e nisi mjaftë mirë pjesën e parë duke dominuar lojën, po ashtu ishte e para që shënoi, me anë të terling në minutën e 20 të takimit.

Ky avantazh i vendasve nuk zgjati pasi një gol i Lamela barazoi rezultatin. “Qytetarët” shënuan sërish me sulmuesin Aguero në minutën e 35 duke e mbyllur 2-1 pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte mjaftë e mirë për Tottenham, e cila shfrytëzoi një mundësi mjaft të mirë që në minutat e para duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të të sapofuturit në lojë Lucas Moura.

Pas barazimit, City arriti të shënoj edhe një gol në minutat shtesë, por sistemi VAR e anuloi./ Opinion.al E.Xh.

Pas