Aktualitet

Manastirliu: Rritje e pagave për mjekët dhe infermierët më 1 Korrik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 09/04/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha gjatë fjalës së saj në kongresin e PS, se duke nisur nga data 1 Korrik, do të ketë një rritje në pagat e mjekëve  dhe infermierëve, ndërsa deri në fund të mandatit kjo rritje do të shkojë në 40%

“Do vijojmë t’i rrisim pagat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë. Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rriten me 40%. Nuk do ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet tona ta paguhen sipas performancës, por nga ana tjetër ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve dhe ne duam që të eliminojmë çdo praktikës abuzive dhe korruptive në sistemin spitalor dhe autonomia spitalore do ndikojë në eliminim e çdo abuzimi. Por thënë kjo nuk kemi përfunduar, kemi shumë për të bërë”, u shpreh Manastirliu. /Opinion.al

Pas