Aktualitet

Manastirliu: Rritet me 6 % paga për punonjësit e shëndetësisë, shpërblim për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 06/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga 1 korriku është rritur paga për mjekët dhe infermierët.

Ky ishte një vendim i mbledhjes së qeverisë ku do të ketë një rritje me 6% dhe do të përfitojnë rreth 19 mijë punonjës të shëndetësisë.

Duke filluar  nga 1 korrik për të gjithë mjekët infermieret dhe profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptarë. Kjo hyn në fuqi nga 1 korriku dhe shtrin efektin gjate gjithë vitit. Efekti për rritjen e pagave është 10 milionë dollar dhe nga kjo rritje përfarojnë 19 mijë mjekë dhe infermierë dhe profesioniste të shëndetësisë”,-tha ministrja.

Ndër të tjera Manastirliu tha se do të përfitojnë një shpërblim prej 15 mijë lekësh për mjekët që do të ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit të tyre.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka menduar një shpërblim në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjitha ata mjekë të cilët përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit, pra në spitalet rajonale do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pakën. Kjo do të hyjë në fuqi menjëherë më miratimin nga qeveria”,-tha Manastirliu./Opinion.al

Pas