Aktualitet

Manastirliu: Rimbursim dy paketave për COVID-19 në banesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 15/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije vendimin për rimbursimin e trajtimit ambulator në banesë.

Manastirliu theksoi se nga financimin prej 1.2 miliard lekë qytetarët do të përfitojnë nëpërmjet dy skemave sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Të dyja skemat e mjekimit janë pjesë e udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i familjes e di kur trajtohen, si trajtohen, kur merret skema e parë e trajtimit, çfarë elementesh ka skema e parë apo e dytë, këtë e përcakton mjeku”, tha Manastirliu.

Duke u shprehur se këto paketa mbështetëse vijnë në momentin e duhur, Manastirliu tha se paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të infektuar përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të Komitetit Teknik.

“Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë në vit”, tha Manastirliu.

Manastirliu ju bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta whatsup-i./ Opinion.al

Pas