Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 05/05/21 |
Opi Nion

Numri i vaksinave të kryera në vendin tonë ka kaluar shifrën 550 mijë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajmin këtë pasdite, duke sqaruar në 24 orët e fundit janë kryer 19 197 vaksinime.

“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime”, shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv në vend vijon prej më shumë se një muaji. Ndërkohë prej disa javësh vendi po regjistron shifra të ulëta të të infektuarve dhe të numrit të fataliteteve si pasojë e COVID-19. Në 24 orët e fundit u regjistruan 92 raste të reja dhe një viktimë, ku nuk mundi të fitonte betejën me COVID aktori i njohur Guljelm Radoja./Opinion.al

Pas