Mbi 300 mijë qytetarë kanë marrë deri më tani të dyja dozat e vaksinës anti-Covid, ndërsa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në “Facebook”.
“Në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit. ? Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu./Opinion.al