Aktualitet

Manastirliu në QSUT: Nga 18 maji fillojnë operacionet e planifikuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:52 - 11/05/20 |
Opi Nion

Duke filluar nga dita e sotme, Shqipëria ka nisur hapjen graduale pas izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT është shprehur se nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare.

 “Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID2.

“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, tha Manastirliu./ Opinion.al

Pas