Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Natën e ndërrimit të vitit ekipet shëndetësore janë në gatishmëri

2021/12/31 at 1:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Manastirliu: Natën e ndërrimit të vitit ekipet shëndetësore janë në gatishmëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Tramës ka deklaruar se për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët në vazhdim janë marrë të gjitha masat që ekipet e shëndetësisë të jenë në gatishmëri të përforcuar për çdo emergjencë mjekësore.

“Gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse në të gjitha ditët e vitit, sidomos në këtë vit pandemie. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht, strukturat e Urgjencës Kombëtare nëpërmjet 127 janë në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse edhe njësia e helikopterëve. Por nga ana tjetër të gjitha spitalet janë të pajisura me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore për të përballuar çdo emergjencë gjatë këtyre ditëve të festave. Njësitë e urgjencave në spitale kanë marrë masat për stafet në gatishmëri. Janë të vendosur përveç stafeve të përforcuara, edhe mjekët të cilët janë “on call” që thirren në rastet kur flukset mund të jenë të shtuara”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja Manastirliu apeloi për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Ashtu sikurse kanë rekomanduar edhe Komiteti i Ekspertëve për të gjithë qytetarët, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që festat të jenë në familjen e vogël. Të jemi të kujdesshëm për arsye të shmangies dhe të kufizimit të përhapjes së virusit, duke festuar me familjen e vogël, por duke garantuar që të jemi të gjithë të shëndetshëm nëpëmjet vaksinimit apo testit depistues në mënyrë që të shmangim qarkullimin e virusit. Nga ana tjetër të gjithë duhet të jemi të sigurtë edhe përsa i përket mjediseve që do të frekuentohen, bare apo restorante për të zbatuar protokollet të cilat janë protokolle sigurie përsa i përket kapacitetit të bareve apo restoranteve, ajrosjes, ruajtjes së distancës”, apeloi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka falenderuar mjekët për gatishmërinë dhe sakrificën e tyre jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve por përgjatë gjithë periudhës së pandemisë ku ata u kanë shërbyer me përkushtim të gjithë qytetarëve në nevojë.

“Shumë faleminderit edhe njëherë ekipit të Spitalit të Traumës. Nëpërmjet jush të gjithë mjekëve, infermierëve, vaksinatorëve, farmacistëve, stomatologëve, të gjithë ekipeve tona të shëndetësisë, të Urgjencës Kombëtare për punën fantastike që bëjnë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju”, tha Manastirliu.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar; Sigurimin e medikamenteve dhe materialeve mjekësore të ndihmës së shpejtë të nevojshëm për përballimin e çdo rasti që konsiderohet urgjencë mjekësore; Sigurimit të gatishmërisë së transportit mjekësor me autambulancë për të sëmurët që kanë nevojë për këtë shërbim apo që u nevojitet referimi për asistencë mjekësore më të specializuar; Hartimin e listës ë mjekëve të gatishmërisë “on call” për çdo shërbim dhe afishimin e saj në mjediset e urgjencës mjekësore të çdo spitali. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të sigurojë gatishmërinë për të marrë dhe përgjigjur çdo thirrje të ndihmës mjekësore; Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë e helikopterëve mjekësore.

Etiketa: ekipet shendetesoremanastirliune gatishmerispitali i traumes

Ju sugjerojmë

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Para
Kosova shpall “non grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut

Kosova shpall “non grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut

Varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë

Varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë

Vajza e tij publikon foton, ja ku do e kalojë ndërrimin e viteve Ismail Kadare

Vajza e tij publikon foton, ja ku do e kalojë ndërrimin e viteve Ismail Kadare

TE FUNDIT

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
30 Qershor, 2025

Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi Ruse". Sipas kritikëve, ajo përdoret për propagandë për Rusinë e Putinit. Gjermania...

Lexo më shumë

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
30 Qershor, 2025

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues...

Lexo më shumë

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
30 Qershor, 2025

Sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij,...

Lexo më shumë

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com