Aktualitet

Manastirliu me Komitetin Teknik: Vaksinimi dhe doza përforcuese domosdoshmëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 07/01/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar me Komitetin Teknik ku ka diskutuar rreth situatës së epidemisë dhe vlerësimit të masave anti-Covid.

Ndër të tjera ajo shkruan se vaksinimi i të pavaksinuarve dhe doza përforcuese është domosdoshmëri për të shmangur fatalitetet.

Ministrja rikujton edhe zbatimin e masave anti-Covid, të cilat janë aktualisht në fuqi në vendin tonë.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”-shkruan ajo në reagimin e saj në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas