Aktualitet

Manastirliu: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 30/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  ka shkuar këtë fundjavë në Velipojë, ku vizitoi dhe qendrën shëndetësore verore në këtë zonë.

Duke inspektuar nga afër këtë qendër shëndetësore, Manastirliu tha se mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike.

“Janë mbi 20 mijë pushuesit dhe turistët që kanë marrë shërbim deri tani në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Por janë edhe 18 njësi të autoambulancave të vendosura në qendrat shëndetësore verore, por edhe në zona të ndryshme të bregdetit, në mënyrë që referimi i rastit, transporti i rastit të kryhet në një kohë shumë të shpejtë, në të gjithë strukturat spitalore, të cilat gjithashtu janë në gatishmëri të plotë dhe që ofrojnë të gjithë terapitë e mjekimit me standarde bashkëkohore”,-tha Manastirliu./ Opinion.al

Pas