Aktualitet

Manastirliu: Mbërrijnë 30,000 doza AstraZeneca, dhuratë nga Letonia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 30/08/21 |
Opi Nion

30,000 doza të vaksinës AstraZeneca të dhuruara nga Polonia,  i shtohen sasisë së vaksinave antiCovid të disponueshme në vend. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një status në Facebook.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,929,172 vaksina dhe janë kryer mbi 1,4 milion vaksinime.

‘30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë.

1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid.’- njofton Manastirliu./Opinion.al

Pas