30,000 doza të vaksinës AstraZeneca të dhuruara nga Polonia, i shtohen sasisë së vaksinave antiCovid të disponueshme në vend. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një status në Facebook.
Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,929,172 vaksina dhe janë kryer mbi 1,4 milion vaksinime.
‘30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë.
1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid.’- njofton Manastirliu./Opinion.al