Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës së vaksinimit nga BE

2021/06/17 at 7:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës së vaksinimit nga BE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar njohjen e certifikatës e vendit tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian në Samitin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor.

 “Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Ministrja shtroi nevojën për një qasje të integruar dhe të unifikuar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor.

“Doja të ritheksoja mesazhin kryesor të Kryeministrit Edi Rama në Samitin e 6 të vendeve të Ballkanit Perendimor që u zhvilluar në Tiranë, për nevojën për t’i sjellë më afër vendet e Ballkanit Perendimor drejt një tregu unik dhe drejt Bashkimit Europian, në fushat me interes kyç, siç është edhe sektori i shëndetësisë, i cili është i një rëndësie strategjike. Bashkëpunimi mes nesh duhet të forcohet për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore, sa i takon fushave si kërkimi shkencor dhe inovacioni”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, OliverVarhelyi, theksoi se 3 vende të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë e kanë marrë dritën jeshile për lëvizjen e lirë, teksa bëri me dije se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit me vende të treta dhe ritheksoi mbështetjen në vijim për vendet e Ballkanit Perendimor.

“Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë  dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha Varhelyi./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
Bota

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe

12 Nëntor, 2025 3:56 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

12 Nëntor, 2025 2:56 pm
Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

12 Nëntor, 2025 2:54 pm
Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
Politikë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

12 Nëntor, 2025 2:29 pm
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Bota

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

12 Nëntor, 2025 10:46 am
Para
25 prilli/ Rudina Hajdari: Pas numërimit thashë stop, më flihej gjumë

25 prilli/ Rudina Hajdari: Pas numërimit thashë stop, më flihej gjumë

Prokurorët francezë kërkojnë dënim me burg për Nicolas Sarkozy

Prokurorët francezë kërkojnë dënim me burg për Nicolas Sarkozy

Kim Jong Un: Kemi mungesë ushqimi në vend, situata po rëndohet

Kim Jong Un: Kemi mungesë ushqimi në vend, situata po rëndohet

TE FUNDIT

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
12 Nëntor, 2025

Një forcë sulmuese detare amerikane e përqendruar rreth anijes luftarake më të madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
12 Nëntor, 2025

Në 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociateve me Bashkimin Evropian....

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
12 Nëntor, 2025

Janë bërë publike pamjet e atentatit të ndodhur në Rinas të mërkurën, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i...

Lexo më shumë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
12 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com