Aktualitet

Manastirliu: Kemi siguruar vaksinë për 800 mijë qytetarë, brenda Janarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 16/01/21 |
Opi Nion

Shqipëria ka siguruar deri në këto momente, vaksinë për 800 mijë qytetarë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median.  Manastirliu tha se këto doza janë siguruar përmes kontratës së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

“Brenda Janarit, sipas kontratës që kemi me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara, më pas vijojnë sipas kalendarit të përcaktuar. Ndërkohë javën që vjen, presim një njoftim nga COVAX për kohën e mbërritjes së dozave të para. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani vaksinën anticovid për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, ndërkohë që jemi në negociata të tjera për të patur akoma më shumë sasi të vaksinës”, tha Manastirliu.

Duke folur për vaksinimin antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se ka ecur mirë dhe deri tani janë vaksinuar 369 personel mjekësor.

“Procesi I vaksinimit po vijon normalisht. Deri tani janë vaksinuar 369 personel shëndetësor i spitaleve COVID, epidemiologë dhe pas vaksinimit të personelit do të vijohet me një kalendar të kombinuar më të moshuarit e shtëpive të përkujdesit social dhe më pas vaksinimi i kombinuar për të moshuarit +75 vjeç dhe kështu me të gjitha grupet siç janë përcaktuar në planin tonë të vaksinimit”, nënvizoi Manasirliu.

Pas