-U tha në Opinion

Manastirliu: Kemi më shumë se 180 shtretër për karantinën


               Publikuar në : 22:29 - 24/02/20 |
Opi Nion

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, siguroi se kemi të gjithë kapacitetet për të përballuar të gjithë skenaret e mundshem lidhur me koronavirusin. Ajo tha se ekspertiza ndërkombëtare e ka vlerësuar Shqipërinë si një vend që ka kapacitetet e duhura për të përballuar koronavirusin.

Manastirliu u shpreh, se aktualisht janë gati disa struktura karantinë që nuk do të jenë sekret për mediat dhe publikun, nëse do të aktivizohen.

“Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës”, tha Manastirliu.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit lidhur me kapacitetin e shtretërve në karantinë, Manastirliu tha se strukturat e karantinës i tejkalojnë 180 shtretër, ndërsa tha se në të gjithë vendin janë më shumë se 30 mjekë infeksionistë. /Opinion.al

 

Pas