Aktualitet

Manastirliu jep lajmin: Të hënën vijnë 7020 doza Pfizer dhe vaksina kineze


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 10/04/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme nga Vlora se të hënën do të vijnë 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Sipas Manastirliut nga fillimi i javës së ardhmshme do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vje. Në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.

Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja./Opinion.al

Pas