Aktualitet

Manastirliu jep lajmin: Sot vijnë 8190 doza vaksine nga kontrata me Pfizer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 22/02/21 |
Semiljana Azizi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit se në vend do të mbërrijnë 8190 doza vaksine anti-COVID nga marrëveshja që Shqipëria ka me Pfizer.
Sipas Manastirliut deri më tani kanë mbërritur mbi 8000 doza nga po e njëjta marrëveshje.

“Virusi sot një vit më parë ishte thjeshtë një lajm nga bota. Kjo ishte një krizë që e vuri në test sistemin tonë shëndetësor. Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh, Ata që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ata që nuk kanë siguruar asnjë dozë vaksinë.

Janë 140 vende që nuk e kanë nisur ende vaksinimin. Ne jemi ndër vendet që e kemi nisur vaksinimin.Shqipërisë i është dashur të bëjë një kontratë me Pfizer. Kanë mbërritur mbi 8000 doza deri tani dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot”, tha Manastirliu./Opinion.al

Pas