Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se pacienti i parë që u infektua me koronavirus në Shqipëri ka nisur rrugën e shërimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero në vendin tonë.
Por, për të kuptuar nëse pacienti zero është shëruar plotësisht duhet të kryen dhe disa testime të tjera.
Postimi
Lajm i mirë??
Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅
Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!
#Bravo ekipit të spitalit infektiv??