Aktualitet

Manastirliu: Dezinsektimi po shtrihet në të gjithë zonat turistike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 01/06/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se  ka nisur programi kombëtar i dezinsektimit dhe se do të shtrihet në të gjithë territorin.

Ministrja thotë se qeveria punon për të garantuar një shëndet sa më të mirë për qytetarët dhe turistët që vizitojnë zonat turistike.

Ogerta Manastirliu: Ky dezinsektim, ndër të tjera bën të mundur që edhe sezoni turistik të jetë më i mbarë.

Do të vazhdojë dezinfektimi në këto zona deri në muajin tetor. Ne jemi këtu për të garantuar siguri dhe për një shëndet sa më të mirë për shqiptarët.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico: Është një volum shumë i madh pune, duhet që të kombinohet edhe me kushte higjeno-sanitare nga ana e qytetarëve./ Opinion.al

Pas