-U tha në Opinion

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 26/11/20 |
Opi Nion

Ministrja Ogerta Manastirliu në një lidhje në emisionin “Opinion” tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 575 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës.

Megjithatë ndryshe nga vendet e Bashkimit Europian apo rajonit, që tashmë kanë pak a shumë të qartë kohën kur do të nisë vaksinimi, Shqipëria duket se nuk ka një datë konkrete të nisjes së vaksinimit.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu mbi këtë fakt, Ministrja Mamastirliu nuk dha një afat të qartë, por u shpreh se më shumë informacione do të kemi në dhjetor.

“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax. Covax përfshin 10 kompani që punojnë opër prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën”, tha Manstirliu ndërsa shtoi se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me Covax, por më shumë informacione do të kemi në fillim të muajit dhjetor.

Ndërkohë, Manastirliu tha se të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut.

“Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e rriskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina nuk do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme./Opinion.al

Pas