Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se qytetarët duhet të shkojnë në qendrën e vaksinimit vetëm me kartën e identitetit, të cilat janë të hapura deri në orën 20:00.
Manastirliu thekson se në vendin tonë procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta, por sipas saj, ende ka nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale./ Opinion.al