Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Rey Manaj është rikthyer në Serie A. Futbollisti shqiptar do të jetë pjesë e ekipit të Spezia. Manaj transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje.
Shqiptari shkëlqeu tek Barcelona gjatë fazës përgatitore, por nuk arriti të siguronte një vend tek ekipi i parë. Manaj më herët është aktivizuar edhe për ekipe të tjera si Cremoneze, Inter e Pescara, Piza.
Sipas mediave italiane, klubi i Barcelonës do të përfitojë afro 500 mijë euro nga huazimi ndërsa çmimi i fiksuar për blerjen e kartonit shkon në 3 milionë euro./ Opinion.al