Rei Manaj po kalon një formë të jashtëzakonshme. Pasi shënoi dy gola ndaj Andorrës me bluzën e kombëtares shqiptare, sulmuesi kuqezi ka shënuar dy gola edhe me skuadrën e tij të Sivasporit në Turqi.
Në ndeshjen e kësaj të shtune kundër Adanasporit, Manaj realizoi dy gola të shpejtë, ai gjeti rrjetën në minutën e 13 dhe 5 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë.
Në 20 ndeshje këtë sezon në Superligën turke, Manaj ka realizuar 10 gola.