Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në familjen shqiptare në Itali, ku Dritan Sulollari theri me thikë bashkëshorten e tij, Migena Këllezi. Mediat italiane shkruajnë se çifti ishte në prag të një ndarjeje konsensuale, por duke iu referuar dëshmitarëve, ngjarja ishte e papritur.
Avokati i autorit është shprehur se: “ne nuk po përballemi me degjenerimin e dhunës nga bashkëshorti xheloz, por ndodhi një epilog krejtësisht i papritur”. Mësohet se autori pavarësisht gjendjes së rëndë psikologjike, ka tentuar të largojë të birin nga skena e krimit. Sulollari nuk dëshironte që i biri të shihte me sy gjithë ngjarjen e rëndë, dhe teksa shkonte të mjekohej në spital mësohet ti ketë thënë të birit: “mami ka ikur për disa ditë për të parë të afërmit në Shqipëri”. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.