Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Malok të qelbur tha sot një bionde tek “Çadra e Lirisë”

2017/03/02 at 7:37 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/PD: Do kthehemi në parlament kur të votojmë qeverinë teknike, me Edi Ramën nuk do ketë zgjedhje 

Nga Reldar Dedaj


Pavarësisht dëshirës së madhe që protesta e opozitës përballë Kryeministrisë të kalojë pa asnjë incident, ka qenë pothuajse e pamundur të shmangen minimalisht tre të tillë.

Incidenti i parë ishte ajo që u shënua me djalin e ish-kryeministrit dhe deputetit aktual të PS-së, Pandeli Majko. Në fakt, nëse nuk do të reagonte Majko, babai i Gjergjit, në mënyrën revulucionare në të cilën reagoi, atëherë edhe gjesti i Gjergjit me dy gishtat lart në protestën e PD-së do të ishte harruar.

Mirëpo, ajo që s’pritej, ishte mënyra e reagimit nga ana e babait. A thua se Shqipëria është kthyer pas në kohë, rreth viteve 1946, ku ai u betua para Partisë dhe tha se “e marrë unë përgjegjësinë”.

Domethanë se kjo qenka një përgjegjësi. Qenka një përgjegjësi prindërore se çfarë bën me dy gishtat e tij djali adoleshent. Majko si baba i adoleshentit dhe sipas betimit plot nerv që bëri, do të mbajë përgjegjësi para Partisë.

Ai është aktualisht deputet i Partisë Socialiste, me atë rast, mund t’i prishet biografia. Nuk është vetëm për të qeshur. Pikërisht lajme të kësaj natyre prodhojnë gjithmonë krizat.

Incidenti i dytë është goditja ndaj kreut të Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu në mjediset e brendshme të “Çadrës së Lirisë”, e vendosur vetëm pak metra nga shkallët kryesore të Kryeministrisë.

Akti i shënuar ndaj tij, për shumë zëra, është konsideruar si gjesti i parë për të mposhtur krahun radikal të opozitës. Mesazhi ishte i qartë: Ti llap, ne bam. Pikërisht, këto janë grahmat e para të futjes në krizë. Është e natyrshme që fillimi i çdo krize lind pikërisht atëherë kur nëpërmjet pushtetit që ka, aq sa e ka, mundohet të instalojë frikën në shoqëri. Përpjekja për të ngjizur frikën nuk është asgjë tjetër përveçse fundi i një qeverie. Frika e shprehur në këtë rast, goditja mes qindra njerëzve e një njeriu që përfaqëson një logo, një filozofi, ngjall frikë për qytetarët e zakonshëm.

Mendoni si mund të mbrohet një qytetar i zakonshëm nga një parti në pushtet, e cila ka batalione mafiozësh dhe kriminelësh që mbajnë në duar drogë e armë kundër kujtdo që nuk i pëlqen.

Incidenti i tretë është momenti kur përgjatë fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, një zonjë nga Vlora, futet brenda në çadër dhe mundohet t’a ndërpresë atë. Zonja rreth të 50-tave, bionde, vetëm pak metra nga Berisha ofendoi dhe lëshoi një lum akuzash ndaj protestuesve.

Mes shumë syresh, ishte një nga ofendimet që dëgjon shpesh nga militantët e majtë: Malok. Me malok ata nënkuptojnë çdo individ që ka lindur në Veri të Shqipërisë. Militantët e majtë e kanë shumë të vështirë të bëjnë dallimin mes individuales, personalitetit dhe aftësive individuale të një njeriu me prejardhjen e tij, që krejt fare rastësisht ka lindur në Veri të Shqipërisë.

Pavarësisht faktit se individ që mbështesin opozitën shqiptare janë edhe nga Jugu, Veriu dhe Shqipëria e Mesme, ashtu siç ka edhe e majta nga të gjitha zonat në Shqipëri, me opozitën më shumë se gjithçka tjetër identifikohet Veriu. Një e dhënë jo reale, por e pranuar si e vërtetë. Mirëpo kjo pak rëndësi ka.

Ajo që ka vlerë në këtë rast, është fakti, se idologjia komuniste ka lënë gjurmë të thella në koshiencën e njerëzve. Për vite me radhë ka punuar një makineri e madhe propagande kundër Veriut dhe veriorit si të tillë.

Në regjimin e diktaturës komuniste, edhe në filma- të gjithë banditët, vrasësit, prapanikët…, flasin dialektin gegë dhe kanë emra malësorësh në Veri… Kush i zgjedh armiqtë? Në pushtete të dhunshëm e të tmerrshëm si ky, i zgjedh gjithnjë pushteti.

Për të majtët, veriorët veçohen se “nuk janë si të gjithë” edhe pse të gjithë pranojnë vetë se janë si njëri-tjetri, me të njëjtin hall, me të njëjtën varfëri, skamja kur të vjen në derë nuk pyet, a je nga Jugu a nga Veriu, nuk e njeh as Petraqin as Kolën. Ta mbledhin mendjen përfundimisht ata që mendojnë ndryshe.

Mirëpo gjithnjë shteti, në regjimin e diktaturës komuniste dhe tani, këta i ka veçuar, i ka shpallur armiq. A je prej Veriu? Po… A je i djathtë?… Po. Atëherë nuk ke fat tjetër.

 

 

 

 

 

Etiketa: çadramalokReldar Dedaj


Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Zgjedhje të lira, Basha: Kauza jonë ka mbështetjen e Brukselit

"Malok të qelbur"/ Basha: Rama po i fryn përçarjes kombëtare

Foto/ Disney do shfaqi për herë të parë një karakter gay në filmin “E bukura dhe Bisha”

Foto/ Disney do shfaqi për herë të parë një karakter gay në filmin “E bukura dhe Bisha”

Video me dron/ Llava e vullkanit Etna përfundon mbi pyjet me dëborë

Video me dron/ Llava e vullkanit Etna përfundon mbi pyjet me dëborë
















TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com