Kronikë

“Malok”, si nisi debati që përfundoi në vrasjen e 60-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 07/05/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të njohura nga vrasja e 60-vjeçarit në kryeqytet. Mësohet se shkak i konfliktit mes viktimës dhe autorit të ngjarjes, është bërë fjala malok, që 60-vjeçari ka përdorur kundrejt Olgert Dhimitrit. Ky i fundit është ndjerë i ofenduar duke përshkallëzuar debatin që ka përfunduar në vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në zonën e “Harry Fultz” në kryeqytet, ndërsa mësohet se viktima dhe autori jetonin në të njëjtën lagje.

37-vjeçari, i cili ndodhet në ambientet e komisariatit ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike./Opinion.al

Pas