Kryesore

Malltezi: Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 07/08/22 |
Opi Nion

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka dalë sot në një deklaratë, në kuadër të 5 pyetjeve të përditshme që kjo forcë politike, ngre në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Në daljen e tij, Malltezi tha ndër të tjera se po paguhet shumë për të varrosur këtë çështje.

Deklarata e Malltezit

Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.

Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.

Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.

Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.

Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:

  1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?
  2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?
  3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?
  4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?
  5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros.

Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATË SË BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

Pas