Lidhur me Dosjen ‘Partizani’, Jamarbër Malltezi deklaroi sot, para SPAK se pas kaq shumë muajsh zvarritje, ende nuk ka një vendim të bazuar në prova.
“Jemi në përballjen e radhës, po kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë. Ka mbi 20 muaj që Prokuroria politike ka marrë vendimin dhe gjyqtarët janë vënë në dispozicion të Edi Ramës”, u shpreh ai.
Pas pyetjes se cila është strategjia e mbrojtjes, Malltezi u përgjigj duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk posedon asnjë fakt penal.
“Ka fakt penal?! Thanë që ishte në plan përhapje, ajo çuditërisht nuk ka qenë fare. Të gjitha i kanë rënë, megjithatë çdo gjë mund të ndodhë”, tha dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha.
“S’më lejohet as të komunikoj me avokatët e mi!”, përfundoi ai.
Seanca e radhës për këtë dosje, do të mbahet më 21 korrik. Kjo me kërkesë të SPAK, pasi Berisha nuk ishte njoftuar dhe nuk ishte personalisht i pranishëm ndërsa mungonte dhe avokati i kompanisë “Homplan”, në seancën e parë. /tvklan.al