Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore në Apel për pasuritë e sekuestruara të Jamarber Malltezit.
Ndërkaq, nga ana e saj Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit.
Jamarber malltezit i jane sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë , 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.
Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim të gjyqtares Ilirjana Olldashi do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muca.
Pak ditë më parë, Olldashi vendosi të nxirrte nga qelia Malltezin, duke i caktuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.