Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Malltezi: Ja plani i fshehtë Rama-Veliaj për të kafshuar Parkun e Liqenit

2018/10/21 at 1:39 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Malltezi: Ja plani i fshehtë Rama-Veliaj për të kafshuar Parkun e Liqenit

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, të dielën, deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po planifikojnë ‘kafshimin’ e Parkut të Liqenit në interes të mafias së ndërtimit.


Përmes një deklarate për mediat, Malltezi tregoi si është ndryshuar prej Ramës dhe Veliajt, plani urbanistik i Tiranës së vitit 2013 dhe si është projektuar tashmë, betonizimi i hyrjes së Parkut.

Në deklaratën e shoqëruar me fotografitë e mëposhtme, Malltezi tha:

“Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit. Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton.

Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi.  Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës.

Plani mafioz Rama-Veliaj  ndryshoi Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës. Në planin e ndryshuar kundër interesit të qytetarëve të Tiranës, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit.

Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë ëebsite zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (ëebsitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur).  Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit. Erion Veliaj është i sfiduar publikisht për ballafaqim me fakte për këtë plan betonizimi brenda parkut! As nuk mund te fshihet më pas propagandës! Qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij! Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!”

 

Etiketa: mallteziparku i liqenitplani i fshehterama-veliaj


Ju sugjerojmë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
Kronikë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

24 Qershor, 2026 2:28 pm
Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty
Politikë

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty

24 Qershor, 2026 2:25 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Si u argëtuan gjyshet në këtë Shtëpi të Moshuarish/ Striptistë dhe muzikë

Si u argëtuan gjyshet në këtë Shtëpi të Moshuarish/ Striptistë dhe muzikë

Paketa e korrigjimeve

Paketa e korrigjimeve

Trump do përgjigje për gazetarin e zhdukur, ja ku humbi ai më 2 tetor

Detaje/ Arabia Saudite urdhërohet të dorëzojë trupin e Jamal Khashoggi
















TE FUNDIT

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24 Qershor, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në...

Lexo më shumë

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
24 Qershor, 2026

Irani dhe SHBA kanë ngritur në distancë, pikëpyetje nëse agjencia botërore për energjinë bërthamore do të kryejë inspektime në centralet atomike në...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
24 Qershor, 2026

Temperaturat ekstreme që po shënohen në shumë vende të Europës po ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe...

Lexo më shumë

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
24 Qershor, 2026

Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka ndezur një stuhi politike në Itali, pasi ai pohoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}