Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mallkimi nga tërmetet në familjen Toro, në ‘82 u prishi shtëpinë, në Itali i vrau djalin

2016/08/26 at 8:57 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mallkimi nga tërmetet në familjen Toro, në ‘82 u prishi shtëpinë, në Itali i vrau djalin

Tërmeti është mallkimi i familjes Toro. Dy fatkeqësitë më të mëdha të saj erdhën pikërisht nga tronditjet e tokës. I pari në vitin 1982, kur Erjoni nuk kishte lindur ende, i shembi shtëpinë familjes në fshatin Kurjan të Roskovecit.


Ndërsa i dyti, këtë herë matanë detit, i mori jetën djalit të vetëm të familjes. Asnjë fjalë nuk i ngushëllon dot prindërit e 33­vjeçarit apo motrat e tij. Prej momentit që dëgjuan për tragjedinë në qytetin Amatriçe në Itali, ata nisën të interesohen për fatin e djalit dhe familjes së tij. Disa orë më vonë mësuan lajmin e hidhur…

DY TËRMETET

Kur tërmeti tronditi Roskovecin më 17 nëntor të vitit 1982, Erjoni nuk kishte ardhur ende në jetë. Nëna e tij ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i cili në majin e ardhshëm do të dilte në jetë, pikërisht djali i parë dhe i vetëm i familjes. Në atë kohë, tërmeti i fuqishëm me qendër në këtë zonë tronditi dhe fshatin Kurjan.

Mes mbi 16 mijë ndërtesave të shkatërruara ishte dhe ajo e familjes së Masar Toros. Pas fatkeqësisë, kjo familje u zhvendos në një tjetër hapësirë në fshat, duke ndërtuar atje shtëpinë e re, ku dhe u lind Erjoni. Pa u mbushur ende 34 vjet nga kjo fatkeqësia, familja Toro pësoi dhimbjen më të rëndë.

Kjo si pasojë e tërmetit në vendin ku Erjon Toro, bashkë me gruan dhe dy fëmijët, jetonte prej më shumë se 1 dekade. Askush nuk e ka pritur këtë tragjedi. Familja shqiptare u zu nën gërmadhat e shtëpisë, ndërsa ishte në gjumë. Gruaja dhe dy fëmijët u nxorën jashtë, mes gjakut dhe copat e gurta që u kishin rënë mbi trupa. Pas disa orësh kërkimi, familja Toro mësoi lajmin e kobshëm, atë që tërmeti i dytë i kishte marrë jetën djalit të saj.

FAMILJARËT

Për disa orë, gruaja e Erjon Toros nuk e ka ditur për humbjen e bashkëshortit. E dëmtuar rëndë nga pasojat e tërmetit, Elsa, bashkë me dy fëmijët, më e madhja 9 vjeçe dhe tjetri më i vogël u shtruan në spital. Nga mjekët, familjarët kanë mësuar se gruaja e re rrezikon dy këmbët.

Ajo ka pësuar thyerje në të dyja këmbët, si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpisë mbi to. Edhe fëmijët janë me fraktura të shumta, në kokë dhe në trup, por deri tani mjekët kanë dhënë shpresa se në të ardhmen nuk do të kenë asnjë pasojë fizike.

Bashkëshortja e viktimës kur është përmendur në spital ka mësuar dhe për fatin e keq të të shoqit. Të afërmit në Shqipëri e tregojnë këtë fakt. Pas disa ditësh, e gjithë familja do të kthehej për pushime në Shqipëri, sapo Erjoni të mbyllte punën që kishte në ndërtim.

Ai ishte burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij në Itali, por edhe krahu i prindërve të moshuar që jetonin në fshatin Kurjan. Për ta, tërmeti i parë la vetëm pasoja në kujtime, ndërsa i dyti u pllakosi zinë në mes të shtëpisë së re, ku djali i tyre i vetëm tashmë pritet të shkelë i vdekur./Panorama

Etiketa: familjamallkimishtepiatermetetoro


Ju sugjerojmë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
Para
Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Rama mes kunetërve dhe Inës

Intervista/ Rrëfehet Besnik Mustafaj: Ja pse ju bashkova kandidatit të PD-së në Dibër

Intervista/ Rrëfehet Besnik Mustafaj: Ja pse ju bashkova kandidatit të PD-së në Dibër

Kundër kujt qëllojnë me armë këta liderë politikë?

Tentohet vrasja e kancelares Angela Merkel

Please login to join discussion















TE FUNDIT

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com