Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mallkimi” i Presidentit

2017/04/28 at 7:29 PM
në Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu


“Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Kjo është pika e parë e nenit 86 të Kushtetutës së Shqipërisë! Në fakt si të ishte një mallkim, pikërisht ai person që duhej të përfaqësonte Unitetin e Popullit dhe që duhej të kishte një rol më shumë simbolik pajtimi dhe bashkimi, ka qenë posti më i bojkotuar në Shqipëri. Ilir Meta u bë sot president i Republikës sipas një procedure të ngjashme me dy parardhësit e tij, me gjysmën e sallës bosh. Opozita mungoi sërish, ashtu siç ka ndodhur edhe në 2012 me Nishanin dhe në 2007 me Topin.

Por të tre votimet e fundit nuk janë të vetmet. Në tetë votimet presidenciale pluraliste, më shumë se gjysma, pra 5 prej tyre janë kryer në bojkot, pa njërën palë në sallë. Në Mars të vitit 1997, opozita socialiste nuk kishte hyrë në parlament në momentin që Sali Berisha u votua për një mandat të dytë Presidencial, duke u bërë i vetmi në këto 27 vjet që fitoi dy mandate, por pa e ushtruar të dytin më shumë se 4 muaj. Pra Berisha u zgjodh me sallën gjysëm bosh.

Po më 1997, pas dorëheqjes së Berishës, Rexhep Meidani po ashtu u bë president i vendit në një sallë gjysëm të zbrazur. E djathta që sapo kishte dalë në opozitë nuk pranoi të merrte pjesë në zgjedhjen e tij, duke e lënë sërish një proces të cunguar.

Më 2007, sërish opozita e majtë bojkotoi seancat për zgjedhjen e Presidentit dhe Bamir Topi u zgjodh vetëm me votat e PD dhe 6 vota socialistësh që thyen bojkotin dhe për këtë u përjashtuan nga partia.

Më 2012 ishte rradha e Nishanit që sërish të zgjidhej në një parlament gjysmak. Edhe në atë kohë e majta bojkotoi dhe Nishani u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës.

Sot ishte rradha e Metës të zgjidhej President në mungesë të opozitës së djathtë, pa arritur ta thyejë mallkimin që po shoqëron prej 15 vitesh zgjedhjen e Presidentit, atë të pranisë në sallë të vetëm njërës palë.

Tre votimet në normale në Parlamentin e Shqipërisë kanë qenë si për ironi të fatit dy të parat, ato në fillimet e pluralizmit. Ai i zgjedhjes së Ramiz Alisë në Prill 1991 dhe ai i zgjedhjes së Sali Berishës po në prill 1992. Këto janë dy votimet normale kur opozita mori pjesë në sallë edhe pse në të dyja rastet votoi kundër.

Rasti i vetëm që i afrohet shumë përkufizimit të kushtetutës ka qenë ai i vitit 2002, kur Alfred Moisiu u zgjodh si president konsensual, me votat e përbashkëta të së majtës dhe të djathtës. Moisiu u bë Presidenti me numrin më të madh të votave të fituara në parlament dhe i vetmi ndër 7 Presidentët që u pranua nga të gjithë.

Po si shpjegohet që shqiptarët janë të paaftë të zgjedhin një President të pranueshëm nga të gjithë? Si shpjegohet që pikërisht njeriu që duhet të reflektojë unitetin kombëtar të vendit është zgjedhur në më shumë se gjysmën e rasteve me vetëm një pjesë të deputetëve në sallë dhe me bojkot të palës tjetër? Cili është mallkimi që e shoqëron këtë post dhe si mund të shpëtojmë prej tij? A duhet që Presidenti të zgjidhet këtej e tutje nga populli, duke ja dhënë të drejtën të zgjedhin simbolin e unitetit të tyre vetë qytetarëve dhe jo t’ja delegosh atë deputetëve të forcave politike, që varësisht situatës së momentit kanë krijuar një precedent si ky? Dhe që e kanë kthyer këtë precedent në një mallkim për njeriun që duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar!

Blendi Fevziu

Etiketa: aliaberishakonsensusi per presiendentinmejdanimetamoisiunishanipresidenti i shqiperisetopizgjedhja e presidentit


Ju sugjerojmë

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
Para
Po ndodh/ Përse Rama po takohet sot me Metën?  

Presidenti Meta tregon mesazhin e urimit të kryeministri Rama

Shuma marramendëse që Blero i dhuroi Sinan Hoxhës për martesë

Shuma marramendëse që Blero i dhuroi Sinan Hoxhës për martesë

Video/ Si e pritën simpatizantët e LSI zgjedhjen e Metës President?

Video/ Si e pritën simpatizantët e LSI zgjedhjen e Metës President?
















TE FUNDIT

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i FSHF Armand Duka shprehet optimist se mundësitë që Shqipëria mund të organizojë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

Auto-Skicë
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion”, Armand Duka, ka folur në lidhje me vendimin e UEFA për ndryshimin e stadiumit ku do të...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com