Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Mallakastër.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi P.J. 60 vjeç dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore në varrezat e qytetit të Ballshit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
“Mallakastër/Informacion paraprak
Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, rhuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al