Një 65-vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim të bimëve narkotike në Mallakastër. Bëhet e ditur se me finalizmin e operacionit policor të koduar “Gryka” u arrestua A. Ç.
200 fidanë të dyshuar si narkotikë cannabis sativa u gjetën në një parcelë rrushi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.