Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një grua dhe djali i saj kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e tyre duke I asfiskuar. Në gjendje të rëndë është vajza 6- vjeçare e familjes, e cila ndodhet në spital. Viktimat janë Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali I saj Luka Hazisllari, 14 vjeç.
Policia, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë dhe të Prefektures janë në vendngjarje për kryerjen e procedurave të mëtejshme, ndërsa ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin./Opinion.al