Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Zi voton nën hijen e ndarjes mes bllokut promalazez e atij pro serb

2020/08/30 at 9:07 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mali i Zi voton nën hijen e ndarjes mes bllokut promalazez e atij pro serb

Qytetarët në Mal të Zi votojnë të dielën për parlamentin e ri. Rezultati është më i paparashikueshëm se në zgjedhjet e kaluara.


Të dielën (30.08) në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, synon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.

Ndërsa PDS i quan zgjedhjet vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit të Malit të Zi nga nacionalizmi serbomadh dhe kisha ortodokse serbe, për opozitën ato janë vendimtare për mbrojten e kishave dhe vendeve të shenjta. Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare „Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe „Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktaturën 30 vjeçare.

Mobilizim i votuesve proserbë

Ligji i lirisë fetare, i cili u pasua me organizimim e rregullt të liturgjive protestuese në rrugët e qyteteve, me mbështetjen e opozitës, por edhe të qytetarëve, ka influencuar sipas analistëve një pjesë të elektoratit besimtar ortodoks, mbështetës të DPS. Studiuesi i opinionit, Milosh Beshiç thotë për DË: „Ky ligj i ka motivuar zgjedhësit proserbë që të dalin për të votuar dhe ka demotivuar një pjesë të votuesve të partisë së Gjukanoviçit, të cilët janë të lidhur me kishën ortodokse serbe”.

Kisha ortodokse serbe është përfshirë direkt në fushatë. Metropoliti Amfilohije u shpreh, se për herë të parë do të marrë pjesë në zgjedhje në moshën 82 vjeçare dhe i bëri thirrje popullit të votojë kundër pushtetit. As qeveria nuk rri duarkryq dhe mobilizon votuesit e vet.

Lideri i DPS, Gjukanoviç iu përgjigj me fjalët, se do të fitojë në votimet e të gjitha strukturave, edhe të atyre që në flamur kanë kishën. Ndërsa kryeministri dhe bartësi i listës së DPS në pushtet Dushko Markoviç rriti tensionet me fjalët „Të dielën do t’i përgjigjemi opozitës dhe pas humbjes në votime kisha ortodokse serbe dhe priftërinjtë e saj do të kthehen në manastire e kisha dhe se për ata priftërinj që i mallkojnë ata dhe Malin e Zi do të hapë kufijtë t’i kthejë në shtëpitë e tyre.”

Koalicioni opozitar i udhëhequr nga demokratët

Sipas anketimeve, DPS e presidentit Gjukanoviç ashtu si dhe opozita nuk sigurojnë dot më shumë se gjysmën e mbështetësve. Vlerësimet e instituteve për hulumtimin e opinionit nuk bëjnë dot një parashikim të qartë për fituesin. Edhe pse DPS thotë se anketimet janë të pasaktë dhe se do të fitojë.

Pushteti mund të varet nga partitë e vogla

Për fitoren e partisë qeverisëse PDS rol ndihmës mund të luajnë partnerët tradicionalë, partitë e pakicave. Në këto rrethana vota e shqiptarëve është me rëndësi për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi popullit të Malit të Zi të mbështesë Milo Gjukanoviçin dhe Listën Shqiptare (partnere në koalicionin qeverisës) në Mal të Zi. Mbështetjen për Listën Shqiptare e kërkoi edhe presidenti i Kosoves Hashim Thaçi. Pas pamundësisë për të dalë në zgjedhje së bashku shqiptarët përfaqësohen nga dy koalicione, nga Lista shqiptare dhe nga koalicioni “Bashkë një Za”, që me programin e tij politik synon përfaqësimin proporcional në nivel shtetëror në Mal të Zi.

Edhe partitë më të vogla qytetare SDP dhe URA mund të luanin rol ndihmës në rast të fitores së partive opozitare. Ato kritikojnë stanjacionin ekonomik, korrupsionin, si dhe faktin që pushteti nuk është ndërruar prej 30 vjetësh.

Protesta antiqeveritare kundër ligjit për fenë në Mal të Zi – Peshkopi Amfilohije dhe krerë të kishës ortodokse serbe (qershor 2020)

Rezultati varet nga dalja në votime

Rezultati i këtyre votimeve, që konsiderohen si më të rëndësishmet që pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në 2006, është më i paparashikueshëm se më parë. Analisti Milosh Beshiç thotë për DW se një nga faktorët kryesorë deri tani ka qenë dalja në votime. Kur ajo ka qenë e ulët, partia në pushtet ka fituar lehtë, por kur ajo ishte mbi 70%, ishte e paqartë, shpjegon ai. “Kësaj rradhe mund të ndodhë që votuesit e DPS (në pushtet) të abstenojnë dhe opozitarët të dalin në numër më të madh.”/DW



Ju sugjerojmë

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

11 Korrik, 2025 12:33 pm
“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

11 Korrik, 2025 12:12 pm
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11 Korrik, 2025 11:50 am
“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
Aktualitet

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

11 Korrik, 2025 11:49 am
“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
Aktualitet

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

11 Korrik, 2025 11:40 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/MM: U raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

11 Korrik, 2025 11:32 am
Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit
Kronikë

Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit

11 Korrik, 2025 11:32 am
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative
Aktualitet

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

11 Korrik, 2025 11:16 am
Para
Itali/ 2 viktima në 24 orët e fundit, rriten rastet e reja me COVID-19

Romë/Personat me Covid tentojnë të arratisen nga spitali,sulmojnë mjekët  

Transportonin emigrant të paligjshëm, arrestohen dy persona

Disa muaj hetime, policia vë në pranga 6 të rinj në Bulqizë

Tensione në Mesdhe, Erdogan:Nëse Greqia do të paguajë një çmim, le të vijë

Greqi -Turqi: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve
















TE FUNDIT

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
11 Korrik, 2025

Policia e Dibrës ka arrestuar 1 shtetas të shpallur në kërkim, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
11 Korrik, 2025

Sa i takon “Paketës së Maleve” nga takimi në Durrës, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura detajet e reja....

Lexo më shumë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
11 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të resortit ku...

Lexo më shumë

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
11 Korrik, 2025

Gjendemi sërish në një periudhë të vitit kur fajësojmë “Mërkurin në prapavijë” për gjithçka që nuk shkon  sipas planit. Por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com