Me mbështetjen e shumicën në parlamentin e Malit të Zi u miratua ligji për simbolet kombëtare i hartuar nga ministria e Pakicave. Ligji garanton përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe hedh poshtë neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, i cili u ndalonte pakicave kombëtare përdorimin lirisht të simboleve kombëtare, përfshirë flamurin shqiptar.
Përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave ishte një problem i vazhdueshëm në Mal të Zi dhe ishte bërë objekt debatesh mes forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.
Duke u bazuar në ligjin mbi rendin e qetësisë publike, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të Malit të Zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar.
Në Mal të Zi krahas malazezëve e shqiptarëve, jetojnë serbë, boshnjakë, kroatë dhe romë. Të gjithë ata sipas kushtetutës së Malit të Zi, kishin të drejtë të përdorimin flamujt e tyre, por sipas ligjit për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhej krah flamurit malazez.
Me ligjin e Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose një simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose me burgim deri në 30 ditë.
Miratimi i këtij ligji i jep fund praktikës që kushtëzon shfaqjen dhe përdorimin e flamurit e simboleve kombëtare. Ligji garanton gjithashtu shënimin e festës kombëtare në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë./ Burimi: VOA